Planet e Wengerit

Arsene Wenger do ta vazhdojë kontratën me Arsenalin dhe parasheh ta përforcojë skuadrën. Sipas ueb faqes goal.com, trajneri francez e ka arritur një marrëveshje me zyrtarët e “Topçinjve” për ta vazhduar kontratën e tij me klubin londinez deri në vitin 2013.
Nënshkrimi i saj pritet të arrijë shumë shpejt. Pasi ta përforcojë pozitën e tij, Wenger do të koncentrohet në dy objektiva: të mundohet t’i mbajë në Emirates yjet Fabregas e Van Persie dhe të transferojë elemente pozitive për ta bërë ngritjen përfundimtare të kualitetit të një skuadre që bën ndoshta futbollin më të bukur në Angli.
Dhe, pse jo, për të fituar trofe të çmueshëm në ishull, por edhe në Evropë. Sipas tabloidit britanik The Sun, Arsenal do të mundohet ta transferojë portierin e Juventusit, Gianluigi Buffon, duke e pasur parasysh se deri tash roli i portierit ishte pikë e dobët e klubit londinez.
Vetë portieri italian ditë më parë kishte thënë se nëse largohet nga “Zonja e Vjetër”, mund të luajë në ndonjërin nga klubet e mëdha angleze. Tashmë sulmuesi maroken i Bordeaux, Chamakh është afër transferimit tek Arsenal, por Wenger duket se ia ka vënë syrin edhe sulmuesit të Sampdorias, Giampaolo Pazzini.