E Diel, 1 Nëntor 2026

Pezullohet Lushtaku

Trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku, është pezulluar në afat të pacaktuar nga Komisioni Disiplinor (KD) i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

Ditë më parë, Komisioni i Garave i FFK-së kishte hapur procedurë disiplinore ndaj Lushtakut, i cili ishte ndëshkuar me karton të kuq në ndeshje me Kosovën e Vushtrrisë, pasi kishte reaguar ashpër ndaj gjyqtarit, pas një vendimi të këtij të fundit. Por, në mungesë të deklaratës së trajnerit drenicas, Komisioni Disiplinor ka vendosur që vendimin përfundimtar ta marrë javën që vjen.

“Nevojiten edhe disa procedura, ndër to edhe dorëzimi i deklaratës së trajnerit Lushtaku. Besoj se javën tjetër do ta marrim vendimin rreth kësaj çështjeje”, ka thënë kryetari i Komisionit Disiplinor të FFK-së, Osman Dragusha. Një gjë është e sigurt: Tahir Lushtaku nuk do ta udhëheqë Drenicën në ndeshjen e fundjavës ndaj Vëllaznimit, në pritje të vendimit definitiv të KD të FFK-së.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›