E Shtunë, 31 Tetor 2026

Do ta fitojmë Botërorin

Wayne Rooney u ka thënë adhuruesve të martën mbrëma se Anglia do ta fitojë kampionatin botëror Afrika e Jugut 2010.

Ylli i Manchester United dhe i përfaqësueses së Anglisë e dha këtë deklaratë pasi mori tri shpërblime: goli më i mirë i sezonit kundër Arsenalit, lojtari më i mirë i sezonit i zgjedhur nga adhuruesit dhe lojtari më i mirë i ekipit, në ceremoninë që u mbajt në Old Trafford të martën mbrëma.

Rooney i pranoi shpërblimet, ndërsa përkrah kishte bashkëlojtarët e Manchester United dhe gruan e tij. I pyetur rreth mundësive të Anglisë në Botërorin 2010, sulmuesi 24 vjeç ishte i bindur: “Ne jetojmë në vendin më të mirë në botë dhe mendoj se do ta fitojmë Botërorin”, tha ish futbollisti i Evertonit.

Kohëve të fundit, Rooney po vuan nga një lëndim i nyjës së këmbës dhe i ijës, por ai beson se do të jetë i gatshëm për sfidën më të rëndësishme në karrierë. Këtë sezon, Rooney pati paraqitje brilante me “Djajtë e Kuq”, edhe pse nuk ia doli ta fitojë ndonjë trofe të rëndësishëm.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›