Tevez, i lidhur me Cityn

Carlos Tevez e ka shprehur të gjithë simpatinë që ndien ndaj trajnerit Roberto Mancini, me të cilin shpreson të punojë së bashku te Manchester City edhe sezonin tjetër. Marrëdhëniet në mes të sulmuesit argjentinas, që këtë sezon realizoi 29 gola, dhe menaxherit italian kishin marrë tatëpjetën, që kur Tevez ishte ankuar në regjimin e stërvitjeve muajin e kaluar.
Por, ish futbollisti i West Ham dhe i Manchester United është pjesë e pandashme e ekipit të parë të Mancinit, kështu që ndien se kjo është arsye e fortë pse ai ishte në formë të mirë deri tash.
“Natyrisht, unë do të dëshiroja shumë që Mancini ta vazhdojë punën këtu. Do të dëshiroja që të gjithë ne të vazhdojmë me këtë projekt ambicioz të cilin e kemi nisur. Menaxheri ma ka dhënë mua kontinuitetin, për të cilin çdo futbollist ka nevojë ta ketë, për ta dhuruar më të mirën nga vetja. Ai më ka ndihmuar ta rikthej besimin në vetvete”, tha përfaqësuesi argjentinas, që flitej se mund të transferohej te Real Madrid.
Tevez e falënderoi trajnerin dhe bashkëlojtarët për gjërat që po i ecin si duhet këtë sezon. Ai synon që ta përfundojë sezonin me mbi 30 gola, synim që e ka afër ta arrijë, edhe pse ka mbetur vetëm edhe një xhiro deri në përfundim të sezonit.
Pronarët arabë të Cityt janë të vendosur që ekipin e tyre ta dërgojnë në Ligën e Kampionëve sa më shpejt të jetë e mundur, por 26 vjeçari deklaron se edhe nëse nuk e arrijnë këtë synim, nuk do të ishte dizastër.
“Liga e Kampionëve është njëri prej turneve më të bukur në botë ku mund të luash, kjo është e padiskutueshme. Ne po e bëjmë vetëm hapin tonë të parë si klub i madh, kështu që mund të ndodhë që edhe mos të kualifikohemi sivjet. Çdo gjë mund të ndodhë shumë shpejt. Por, unë dëshiroj ta flas të vërtetën dhe ndoshta vitin e ardhshëm pjesëmarrja e Cityt në Ligën e Kampionëve mund të bëhet realitet”, vazhdoi ai.
Tevez rrëfen se ka luajtur futboll që kur ishte fëmijë, kur luante vetëm për argëtim. Ai thotë se nuk ndien asnjë presion kur luan futboll, pa marrë parasysh nëse ajo është e nivelit miqësor apo ndonjë ndeshje e Botërorit.
Ai pranon se ka punuar shumë për të luajtur në nivele të larta, ndërsa shpjegon se në çdo ekip që ka luajtur, ka dhënë gjithçka nga vetja.