E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sporti | 20.07.2010

Sipas njoftimeve në medie trajneri i kombëtares gjermane në futboll, Joachim Löw dhe menaxheri Oliver Bierhoff kanë vazhduar kontratat e tyre me Federatën Gjermane të Futbollit (DFB). 50 vjeçari Löw është pajtuar për zgjatjen e kontratës me Federatën Gjermane të Futbollit deri në vitin 2012, njoftojnë gazetat "Bild" dhe "Süddeutsche Zeitung". Oliver Bierhoff mbetet menaxher i kombëtares edhe gjatë dy viteve të ardhshme. Edhe asistenti i Lëw-it Hansi Flick dhe traineri i portierëve Andreas Këpke kanë vazhduar kontratat e tyre me Federatën Gjermane të Futbollit.

Löw u shpreh:

"Kanë kaluar shtatë ditë nga përfundimi i Kampionatit Botëror dhe gjatë fundjavës arritëm një vendim shumë të shpejtë. Unë personalisht me shtabin tim dhe natyrisht me Oliver Bierhoff-in gëzohemi shumë për këtë bashkëpunim të mëtejshëm me DFB-në dhe natyrisht edhe me ekipin."

Autor:dpa/Esat Ahmeti

Redaktoi: Angjelina Verbica

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›