E Diel, 1 Nëntor 2026

Jepni shpirtin në fushë, merrni 250 mijë euro

Dinamo në ndeshje e parë të luajtur në Moldavi ndaj Sherifit për turin e parë të Ligës së Kampioneve, është mposhtur me rezultatin 3-1. Ndeshja e kthimit që do të luhet sot në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” në orën 18:00 të mbrëmjes, do të jetë një ndeshje ku, Dinamo, kërkon përmbysjen e madhe dhe kalimin në turin e dytë.

Ekipi dinamovit në ndeshjen e sotme do të ketë 4 mungesa kryesore në formacion. Trajneri argjentinas i Dinamos , Blanko, ks deklaruar se në takimin e sotëm do të luaj me një formacion sulmues.

Ndeshja e sotme do të gjykohet nga një katërshe qipriote ku kryesor do të jetë, Leontios Tratou.

Në stadium për të ndjekur këtë ndeshje do të jetë edhe trajneri i kombëtares kuqezi kroati, Josip Kuzhe, që do të jetë në vëzhgim të dy lojtarëve të Dinamos, Emiliano Vilës dhe portierit, Isli Hidi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›