E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kalendari i sezonit të ri në Spanjë, 28 nëntor Barça-Real

Barcelona dhe Real Madrid do të takohen për herë të parë më 28 nëntor, në Camp Nou, ndërsa Barça do të vizitojë “Santiago Bernabeun” në fazën e dytë, më 17 prill 2011, gjashtë ndeshje para përfundimit të sezonit.

Për javën e fundit, kalendari ka vendosur që Real Madrid luan në shtëpi, kundër Almerias, kurse Barcelona do të jetë si vizitor kundër Malagas, dhe kjo javë do të luhet në 22 maj.

Valencia do të fillojë sezonin, kundër Malagës ndërsa Atletiko e Madridit do të luajë në shtëpi kundër Sporting Gijon, ndeshjet e javës së parë të “Premiera Divizion” do të luhen ne data 28 dhe 29 gusht.

Java e parë e Premiera Divizion për sezonin 2010-2011 (28 dhe 29 gusht)

Atletiko Madrid - Gijon Sporting

Osasuna - Almeria

Real Sociedad - Villarreal

Espanyol - Getafe

Levante - Sevilla

Deportivo La Coruna - Real Zaragoza

Malaga - Valencia

Racing Santander - Barcelona

Hercules - Athletic Bilbao

Real Mallorca - Real Madrid

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›