E Diel, 1 Nëntor 2026

"Pas goditjes ndaj Balotelit mendova të lë futbollin"

“është e vërtetë që në fund të sezonit të kaluar, mendova të tërhiqem. Mendimi kishte të bënte me episodin me Balotelin. Por biseda me njerëz të rëndësishëm më bëri të ndërroj mendje. Kur ke pasion, është e vështirë të shkosh në një tjetër rrugë”, pohoi Françesko Toti.

Ai foli edhe për kombëtaren, Lipin, Prandelin dhe botërorin afrikanojugor, nga i cili “nuk pa asnjë ndeshje të Italisë”. “Nuk munda të shoh asnjë ndeshje, por elipinimi që në fazën e grupeve ishte i papritur”, tha Toti, duke shtuar se një nga arsyet e dështimit të përfaqësueses “axurre”, është forma e dobët e disa prej futbollistëve.

Duke i uruar punë të mbarë trajnerit të ri, çezare Prandeli, kapiteni verdhekuq pohoi se nëse vjen një ftesë për të qenë në ekip, nuk do ta pranojë: “Vitin e kaluar më quajtën të vjetër. Merret me mend sivjet...”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›