E Shtunë, 31 Tetor 2026

E do Realin

Dy ditë më parë, menaxheri i tij, Antonio Caliendo kishte ndalur gjithçka, mirëpo të premten mbrojtësi brazilian Maicon e ka konfirmuar dëshirën e tij për t’iu bashkuar Realit të Madridit gjatë kësaj vere. Futbollisti i Interit dëshiron të transferohet te klubi spanjoll, posaçërisht për t’iu bashkuar trajnerit të tij, Jose Mourinho, me të cilin fitoi gjithçka te Nerazzurrët sezonin që shkoi.

“Nuk varet nga unë, sepse është një çështje delikate. Kam biseduar me menaxherin tim përpara Botërorit. Ai po e shqyrton mundësinë më të mirë. Unë dëshiroj të shkoj në Real Madrid, është një ëndërr që shpresoj se do të bëhet realitet. Atje është Mourinho, dëshiroj të punoj sërish me të”, tha futbollisti në një intervistë për Radio Globo. Maicon ka folur edhe për Interin dhe për mundësinë e qëndrimit në Itali, nëse bisedimet me Realin nuk shkojnë në portë. “Jam i lumtur tek Inter, sepse falë Nerazzurrëve jam bërë lojtar i rëndësishëm dhe i njohur. Nëse do të duhej të largohesha, do ta bëj këtë gjë me kokën lart”, përfundoi përfaqësuesi brazilian.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›