Arben Puto: Regjistrimi do të rrisë artificialisht numrin e minoritetit
TIRANE- Profesor Arben Puto, një nga historianët dhe specialistët e shquar të së drejtës ndërkombëtare, mendon se regjistrimi i popullsisë mbi baza etnike do të sjellë një rritje artificiale të minoritetit grek. Në një intervistë ekskluzive të botuar sot në “Gazetën Shqiptare” ai thotë se duhet bërë shumë kujdes për të mos i lënë shtigje një depërtimi të ri grek. Sipas tij qeveritë s’kanë treguar vendosmëri për t’i rezistuar presioneve greke.
“Gjatë këtyre 20 vjetëve të hapjes, pala shqiptare është gjendur në pozita inferioriteti kundrejt politikës greke. Në fakt, asnjë qeveri shqiptare në këto 20 vjetët e fundit, cilado qoftë ngjyra e saj, nuk ka treguar as aftësinë dhe as vendosmërinë për t’i rezistuar presioneve të pareshtura greke.”- deklaron profesori.
Por specialisti i së drejtës ndërkomnbëtare thotë se ka një zgjidhje dhe ajo është “koordinimi i kriterit subjektiv me atë objektiv sipas kompromisit të së drejtës ndërkombëtare. Deklarata subjektive është elementi i parë i përcaktimit të etnisë. Por, kjo deklaratë të ballafaqohet me të dhënat konkrete mbi personin, jetën e tij, prejardhjen, lidhjet me vendin dhe me shoqërinë, gjuhën e folur shkurt me kriterin objektiv.”- deklaron profesor Arben Puto.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni sot në “Gazeta Shqiptare”)
(s.g/BalkanWeb)