E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ettore Sequi: BE do kritikojë çdo forcë politike që s’bashkëpunon për integrimin

23-07-2011 / Gazeta 55

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi, ka shprehur dhe njëherë optimizmin e tij se situata politike në Shqipëri do marrë një zgjidhje konstruktive.
“Në këtë situatë të stërzgjatur ngërçi politik, është e domosdoshme ulja e tensionit politik dhe nisja e menjëhershme e dialogut politik institucional mes palëve dhe gjetja e vullnetit të sinqertë për kryerjen e reformave shumë të rëndësishme si ajo zgjedhore, në sistemin e drejtësisë, etj, që do të mundësonin vazhdimin e rrugëtimit integrues evropian të vendit dhe do të shërbenin si provë pjekurie e klasës politike shqiptare para bashkësisë ndërkombëtare”- deklaroi Sequi, pas një takimi me Presidentin. Kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Etore Sequi, vuri në dukje faktin se “Shqipëria nuk i ka plotësuar 12 përparësitë të kërkuara nga Evropa e Bashkuar, prandaj është shumë e rëndësishme që si mazhoranca ashtu edhe opozita të bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive në këtë drejtim, përndryshe perspektiva evropiane e vendit tonë rrezikon të mbetet ende larg aspiratave dhe interesave madhore të popullit shqiptar”- tha ai. Gjithsesi, theksoi ambasadori Sequi, Bashkimi Evropian dhe institucionet e saj mbeten të gatshme jo vetëm të japin ndihmesën dhe përkrahjen e tyre në drejtim të kryerjes së reformave të nevojshme dhe gjetjes së vullnetit të munguar, por edhe t’i ripërsërisin me forcë kritikat dhe vërejtjet e tyre, me synim që klasa politike shqiptare t’i rikthehet përparësisë së axhendës integruese evropiane.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›