Topi, "ok" nga NATO per demontimin e municioneve
Shqiperia i kerkon ndihme NATO-s, per caktivizimin e municioneve. Ceshtja u ngrit dje gjate nje bisede mes Presidentit Bamir Topi dhe Komandantit te Flotes Detare Amerikane ne Evrope, Admiralin Mark Fitxherald. Pas shprehjes se shqetesimit nga kreu i shtetit, per ceshtjen e caktivizimit te municioneve, Fitxherald u shpreh i gatshem te ndihmoje ne eliminimin e municioneve te teperta. "Partneriteti yne me shtabin tone te NATO-s ketu ne Tirane, i udhehequr nga gjenerali Dimitrov, ka qene kyc ne integrimin e Shqiperise ne NATO. Ashtu sic e permendet dhe ju, ne jemi te gatshem t'ju ndihmojme per eliminimin e municioneve te teperta dhe gjithashtu do t'ju ndihmojme per hartimin dhe miratimin e ligjeve te duhura per sa i perket reformes ne sektorin e sigurise", siguroi ai. Fitxherald, vleresoi kontributin e Shqiperise ne Afganistan, Irak, Bosnje-Hercegovine si dhe ne Mesdhe. "Ju pergezojme per perparimin e jashtezakonshem qe ka shenuar Shqiperia! Ashtu si e diskutuam, hyrja ne NATO nuk eshte nje fund, por eshte nje fillim dhe megjithese ka shume gjera te tjera per te bere, ne do t'i bejme keto bashke si partnere", theksoi ai. Nga ana e tij, kreu i shtetit, shprehu mirenjohjen ndaj SHBA-se per mbeshtetjen dhe ndihmen e gjithanshme qe i kane dhene Shqiperise ne rrugen e transformimeve te saj demokratike, si dhe per kontributin e mbeshtetjen e vazhdueshme ne procesin e integrimit te Shqiperise ne NATO. "Vendimi i SHBA-se ne perkrahje te anetaresimit te Shqiperise ne Aleance, inkurajon proceset demokratike ne Shqiperi dhe forcon vullnetin e popullit shqiptar per te ndertuar nje shtet te se drejtes, lirise e te respektit nderinstitucional, nje shtet te afte per sfidat qe i rezervon e ardhmja", tha Presidenti Topi. Ai garantoi se Shqiperia do te jete nje partnere teper serioze, per ta merituar plotesisht e denjesisht, anetaresimin e saj edhe de jure. R. Rapushi
"Me 15 mars shperthyen municionet"
Shqiperia pati nje eksperience tragjike nga shperthimi i municioneve te vjetra rreth nje vit me pare. Ne 15 mars, ne fshatin Gerdec shpertheu depo e municioneve, qe i kushtoi jeten 26 personave dhe plagosi qindra te tjere. Shperthimi shkaterroi pothuajse tere zonen, shtepi e biznese, duke shkaktuar humbje te medha edhe ne njerez. Kjo tragjedi vuri ne levizje autoritetet, qe te jene me te kujdesshme ne grumbullimet e municioneve te vjetra ne zona te tjera te vendit. Ndaj demontimi i tyre ne te tilla kushte, duket se eshte i domosdoshem, duke kerkuar me insistim, dhe asistencen e specializuar te aleateve.