Sqarim për lajmin “Presidenti Topi dekreton Berishën si kryeministër, shmanget takimi”
Më datë 10 shtator, gazeta “Albania” publikoi lajmin “Presidenti Topi dekreton Berishën si kryeministër, shmanget takimi”, i cili, në faqen e parë ka dalë me titullin “Berisha shpall qeverinë, injoron Presidentin Topi”. Por, menjëherë pas publikimit të tij, Presidenca reagoi duke e përgënjeshtruar lajmin. Sipas saj, kreu i shtetit e ka pritur kryeministrin e mandatuar për të krijuar qeverinë në takimin protokollar, siç parashikohet sipas Kushtetutës. Duke i kërkuar ndjesë institucionit të Presidentit, por edhe lexuesit, ju informojnë se gazeta mori masa disiplinore ndaj autorit të shkrimit për mosrespektimin e burimeve në përgatitjen e artikullit. Duke shpresuar se do të gjejmë mirëkuptimin e opinionit, ne do të vazhdojmë misionin tonë të përditshëm për të informuar lexuesit e “Albania”-s në mënyrë korrekte, ashtu siç e kemi bërë deri tani.
Redaksia e “Albania”-s
12 Shtator 2009