S’qëndrojnë rekomandimet për Krimet e Rënda
23/01/2012 Inspektorët e Prokurorisë: Ministria jo e saktë për 15 ekspertët tanë
Përfundon kontrolli fizik, pritet përpilimi i raportit
TIRANE-Inspektorët e Prokurorisë së Përgjithshme kanë përfunduar kontrollin fizik të dosjeve në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe pritet që shumë shpejt të fillojnë përpilimin e raportit të inspektimit. Inspektimi që mori spunto nga kontrolli i Ministrisë së Drejtësisë tek Krimet e Rënda, nxjerr në dritë objektivitetin e ministrisë, që, sipas Prokurorisë së Përgjithshme, raporti i përpiluar nga inspektorët e saj nuk tregon punën reale të Krimeve të Rënda. Sipas burimeve, ky konstatim është bërë gjatë kontrollit një javor në këtë Prokurori, nga ku rezultoi se rekomandimet e ministrisë për fillimin e procedimit disiplinor për 15 prokurorë, nuk qëndrojnë. Momentalisht tre kontrollorët e Drejtorisë së Inspektimit dhe Burimeve Njerëzore, janë duke përpiluar një raport lidhur me inspektimin e kryer te Krimet e Rënda, të cilin më pas do ja paraqesin me rekomandime konkrete Kryeprokurores Ina Rama. Më tej është kjo e fundit që mund të vendosë nëse do fillojë procedim disiplinor ose jo për ndonjë nga prokurorët e Krimeve të Rënda. Ndërkohë që për sa i përket shkeljeve të konstatuara, inspektorët thonë se ato konsiderohen shkelje të lehta, dhe që nuk i sjellin asnjë pasojë negative procesit hetimor. “Në dosjen ku janë evidentuar këto shkelje, s’ka pasur asnjë pasojë negative, pasi të gjitha shkallët e gjyqësor i kanë quajtur të drejta veprimet e Prokurorisë. Përderisa një gjykatë, çmon veprimet e Prokurorisë si të drejta, atëherë kë duhet të besojnë vendimin e gjykatës, apo raportin e Ministrisë së Drejtësisë”,-shprehen inspektorët e Prokurorisë së Përgjithshme. E.Qyno