E Shtunë, 31 Tetor 2026

Clegg kushtëzon laburistët

Shtypi britanik vazhdon të përqendrohet nw fushatën zgjedhore Britani, kur kanë mbetur vetëm 10 ditë para votimeve.

E përditshmja The Times në faqe të parë sjell titullin "Laburistët në krizë ndërsa rritet trysnia mbi kryeministrin Brown."

Bëhet fjalë për ultimatumin e udhëheqësit të Partisë Liberal Demkrate, Nick Clegg, bërë laburistëve se në rast se asnjëra parti nuk fiton shumicën ai do të bisedojë për koalicion me partinë laburiste, vetëm me kusht që udhëheqësi dhe kryeministri aktual, Gordon Brown të tërhiqet nga ai funksion.

Krizën brenda partisë laburiste duket ta ketë thelluar, sipas gazetës, sekretari britanik për çështje të brendshme, Alan Johnson, i cili ka sugjeruar se ai vetë do të bisedonte me liberal-demokratët në rast se është e nevojshme dhe se koalicioni me ta nuk është opsion i pamundshëm.

Gazeta thotë se kur kanë mbetur vetëm dhjetë ditë deri në zgjedhjet e 6 majit, Partia Laburiste në shumicën e sondazheve ka kaluar në vendin e tretë, duke u rreshtuar prapa konservatorëve dhe liberal-demokratëve.

Edhe e përditshmja The Independent në faqe të parë sjell temën e njëjtë. Gazeta në faqe të parë ka një foto të kryeministrit Brown me fytyrë të mërzitur afër titullit "Ndarje të thella në strategjinë zgjedhore të laburistëve."

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›