Italia dhe Rusia me marrëveshje bërthamore
Një “mikpritje shumë e ngrohtë” iu rezervua mikut të kryeministrit të Italisë, kryeministrit të Rusisë, Vladimir Putin, i cili qëndroi për vizitë zyrtare në Itali.
Ashtu siç pritej, Italia shprehu gatishmërinë e saj për të prodhuar energji të pastër bërthamore në të ardhmen.
Në konferencën për shtyp, menjëherë pas takimit të dy homologëve, Berlusconi tha se ata kishin folur për të ardhmen e energjisë në botë. “Kemi folur shumë për të ardhmen e energjisë në botë”, tha Berlusconi, “dhe kemi firmosur një marrëveshje që mund të shënojë një pikë kthese për bërthamoret – një projekt që mund të ndryshojë skenarët e prodhimit të energjisë për brezat e ardhshëm”.
Më pas, Berlusconi shtoi:”Punimet për ndërtimin e centralit të parë bërthamore në Itali do të nisin brenda tri viteve dhe ju siguroi që ministri Skajola do të kujdeset që këto punime të nisin që prej këtij mandati qeveritar".
Duke marrë parasysh edhe kundërshtimet e qytetarëve italianë për ndërtimin e një centrali bërthamor brenda kufirit italian, Berlusconi tha përpara gjetjes së një vendi për ndërtimin e centralit duhet pritur që të ndryshojë mendimi i opinionit publik italian.
“Duhet të ndërmarrim një fushatë bindjeje, ashtu siç ka ndodhur në Francë”, theksoi Berlusconi.