E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sri Lanka, arrestohen 3 gazetarë britanikë

Kolombo -Tre gazetarë britanikë janë arrestuar nga policia në Sri Lanka. Ata akuzohen se kanë dëmtuar imazhin forcave të sigurimit të këtij vendi. Tre anëtarët e ekipit televiziv britanik, Cenel 4, kanë raportuar për luftimet midis forcave qeveritare dhe tigrave tamilë.

Organizatat për mbrojtjen e gazetarëve kanë akuzuar autoritetet në Sri Lankë se po zhvillojnë fushatë të paarsyeshme kundër mediave gjatë ofensivës ushtarake kundër kryengritësve tamilë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›