E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI premton heqjen e TVSH-së

Tiranë - Partia Lëvizja Socialiste për Integrim premton heqjen e TVSH-së për biznesin fason deri në dhjetorin e vitit 2010. Premtimi vjen nga kryetari i LSI-së, Ilir Meta, gjatë një takimi me përfaqësuesit e këtij biznesi.

"Propozimet konkrete që LSI ka për të lehtësuar vështirësitë financiare të këtyre bizneseve, kanë të bëjnë me heqjen e tatimit mbi fitimin deri në dhjetor të vitit 2010, si dhe me subvencionimin e sigurimeve shoqërore deri në masën 50 për qind”, deklaroi Meta.

Kryetari i LSI-së deklaroi se punësimi do të jetë në fokusin e qeverisë, nëse kjo parti do të dalë fituese pas zgjedhjeve të qershorit. LSI premtoi se do të krijojë mundësitë që shumë nga këto aktivitete të hapen në Shqipëri jo vetëm nga sipërmarrës shqiptarë, por edhe nga sipërmarrës të huaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›