E Shtunë, 31 Tetor 2026

S’ka BE për Serbinë, pa njohjen e Kosovës

PRISHTINE- Gjatë një interviste për gazetën serbe Danas, raportuesja e PE është shprehur se, Serbia nuk mund të integrohet në Bashkimin Evropian nëse nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe nuk realizon një bashkëpunim të mirë me autoritetet e Prishtinës. “Synimi im kryesor është integrimi në BE i të gjithë qytetarëve të Ballkanit Perëndimor, qoftë nëse ata janë serbë, shqiptarë apo të kombësisë tjetër", ka thënë Lunacek.

Sipas saj Serbia nuk duhet të vazhdojë në pafundësi të mohojë njohjen e Kosovës, pasi tashmë kjo është një realitet i pamohueshëm. “Pavarësia e Kosovës sot është de fakto një realitet, andaj sipas mendimit tim, nuk ka kuptim të kthehemi prapa dhe të diskutojmë për këtë realitet sërish dhe nga e para”, tha Lunacek.

Duke folur për rezolutën e propozuar nga ajo në Parlamentin Evropian, me të cilën u bëhet thirrje të gjitha shteteve anëtare të BE-së që ta njohin pavarësinë e Kosovës, Lunacek tha se "është e domosdoshme një politikë e fuqishme e përbashkët e BE-së që të gjitha shtetet anëtare të kenë pozicion të njëjtë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›