E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkup, Filipini:Të gjendet zgjidhja për cështjen e emrit

SHKUP- Ambasadorja holandeze në Maqedoni beson se nëse ekziston vullneti politik çështja e emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë mund të tejkalohet deri në mbajtjen e Këshillit Evropian më 16 dhe 17 qershor.
Zonja , Simone Filipini u ka bërë apel Nikolla Gruevskit dhe Jorgos Papandreut të marrin përgjegjësinë që e kanë si kryeministra dhe ta zgjidhin çështjen.

"Doeomos duhet një zgjidhje për cështjen e emrit. Më mirë shpejt, sesa më vonë. Mendoj se sa më shumë të zgjasë, bëhet gjithnjë e më i vështirë dhe gjithnjë e më negativ. Shpresoj në lidershipin e mirëfilltë të dy kryeministrave të të dyja vendeve, t'i marrin frenat në duart e veta, të marrin përgjegjësinë që kanë si liderë të qeverive dhe të lënë mënjanë këtë çështje", tha Filipini, gjatë vizitës së saj në shkollën fillore "Dimo Haxhi Dimov" në Shkup, citon agjencia maqedonase e lajmeve mak fax

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›