E Diel, 1 Nëntor 2026

Slloveni- Kosovë marrëveshje për energji

LUBJANE- Sllovenia dhe Kosova kanë nënshkruar sot në Lubjanë një marrëveshje për bashkëpunim në fushën e energjisë dhe xehetarisë.

Memorandumin për bashkëpunim e kanë nënshkruar sekretarja shtetëtore në ministrinë e ekonomisë së Sllovenisë, Darja Radiç, dhe ministrja për energji dhe xehetari e Kosovës, Justina Shiroka – Pula, të cilat me këtë rast kanë shprehur kënaqësinë për arritjen e marrëveshjes së dyanshme.

Sipas marrëveshjes, parashihet edhe ndihma e Sllovenisë për Kosovën në forcimin e kapaciteteve institucionale në fushën e energjisë dhe xehetarisë dhe në afrimin me rregullat e Bashkimit Evropian.
(s.g/Europaelire/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›