E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ssang Yong vjen në Kosovë

Veturat e kompanisë së njohur koreane, Ssang Yong, nga dje shiten edhe në tregun e Kosovës. Përfaqësinë e kësaj kompanie në Kosovë e sjell kompania nga Bullgaria “Ratola”.

Ssang Yong është kompani koreane shumë e madhe e prodhimit të automjeteve me performancë 4 x 4, kryesisht prodhon SUV (Xhipa). Në vitin 1990 SsangYong u bë pjesë e familjes së Mercedes Benz , të cilët i ndihmojnë partnerit të tyre për teknologji, menaxhment dhe distribuim. Që nga viti 1997, me lansimin e veturës luksoze "The Chairman", SssangYoung Motor ka vendosur prezencën e saj në të tri sektorët e tregut të automjeteve, përfshirë këtu veturat për pasagjerë, SUV dhe veturave rekreative.

SsangYong Motor po bën investime të vazhdueshme në modernizmin e mëtutjeshëm të produkteve të saj dhe në zhvillimin e produkteve të reja inovuese dhe është vazhdimisht duke depërtuar në tregun ndërkombëtar. Ratola Group është kompani që merret kryesisht me tregtinë e automjeteve, pjesëve të automjeteve dhe pjesëve shtesë. Kjo kompani merret po ashtu me shërbime të shitjes, sigurim dhe marketing. Ratola është themeluar në vitin 1991 si importuese e makinave Mitsubishi dhe është rritur shpejt duke bashkëngjitur brende të reja në portfolion e saj. Tani Ratola Group është lider në tregun e SUV në Bullgari.

Që nga viti 2003 Ratola është përfaqësuese ekskluzive e Ssang Young Motors për Bullgari dhe që nga viti 2006 edhe për Maqedoni. Me seli në Sofje, Ratola Group ka degë edhe në Plovdiv, Varna, Burgas (Bullgari), Shkup dhe tani edhe në Prishtinë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›