E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, banorët: Faturuesit lexojnë me vonesë matësat

Shtyrja në kohë e leximit të matësave bën që ai të kalojë shkallën 300 kË/h, duke kaluar në 12 lekë kilovati

DURRËS - Aplikimi i metodës së leximit me vonesë të matësve të energjisë elektrike nga faturuesit duke rritur artificialisht vlerën e faturës, është kthyer në një makth të vërtetë për banorët e rrugës "A. Goga" në Durrës.

Banorët akuzojne faturuesit se me dashje lexojnë me vonesë faturat e tyre duke bërë që matësi të kalojë mbi 300 kilovatë në mënyrë që një pjesë e konsiderueshme e kilovatëve të paguhet jo më me 7 lekë për me 12 lekë. Madje shumë prej tyre megjithëse kanë matës ankohen faturat iu dërgohen duke mos u parë fare ai.

Për këtë flet edhe nje rast kuptimplote i faturimit që është bërë nga kabina nr 4 ne rrugën " A Goga" në Durrës. Një faturë prej 500 kË/h , ka mbërritur tek të gjithë banorët e kabinës nr.4 të kësaj rruge. Abonentët, H.Derjaj, A. Derjaj, V,Ruli, M.Kaçi, etj, kanë të njëjtën tarifë pagese, 5.400 lekë në muaj.

Të irrituar ata shprehen te sigurt se faturat iu janë plotësuar nëpër zyra dhe më pas iu janë paraqitur sikur janë lexuar nga matësit. Megjithëse janë ankuar pranë zyrave të OSSH-së në Durrës ata shprehen se nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Në këtë mënyrë banorët nuk shohin rrugë tjetër veç se të hedhin në gjyq kompaninë. Shqetësimi bëhet më i madh në një kohë kur është miratuar edhe rritja e çmimit të energjisë duke filluar nga muaji i ardhshëm. Kohet e fundit, OSSH e ka centralizuar dhënien e informacionit zyrtar për njësitë rajonale.

"Askush nuk ka të drejtë të japë informacion për mediat", -ka thënë për gazetën në një komunikim telefonik drejtori i OSSH për Durrësin. Ky hermetizim informacioni është nje tregues se per faturimin aforfe edhe per personat me pagesa te rregullta janë në dijeni te shkeljeve që bëjnë. M. Brunga

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›