E Shtunë, 31 Tetor 2026

Defekt ne rrjet, Lindja e Tiranes probleme me dritat

Pjesa lindore e qytetit te Tiranes po ndeshet me mungesa ne furnizimin me energji elektrike per shkak te djegies se disa linjave kabllore nga rryma e forte. Ne oret e para te mengjesit te dites se djeshme vendi eshte ndodhur ne nje "blackout" per rreth 15 minuta per shkak te nje defekti ne Operatorin e Transmetimit, i cili ka shfaqur pasojat edhe ne sistemin e shperndarjes. "Gjate procesit te riparimit te problemit ne nje nga nenstacionet e Tiranes, per shkak te niveleve me te larta te ardhjes se rrymes dolen jashte pune 8 linja kabllore te tensionit 20 kV" njoftuan dje burimet zyrtare te OSSH-se. Si rezultat i ketij demtimi kane mbetur pa energji elektrike nje pjese e pjeses lindore te qytetit te Tiranes. Te njejtat burime cilesuan se, OSSH ka marre menjehere masa qe nje pjese e zones te mbulohet me energji nga linja kabllore te tjera dhe nderkohe po punohet me intensitet te larte per te kthyer ne pune te gjitha linjat e tjera. "Shume shpejt OSSH do te beje testimin e riparimit te demtimit dhe rikthimin e energjise elektrike ne te gjitha pjeset e qytetit te Tiranes" njoftoi OSSH. Kjo e fundit tashme qe prej fillimit te vitit administrohet nga privatet. Kompania ceke, CEZ ka fituar tenderin e shitjes se OSSH-se, kundrejt 120 milione eurosh.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›