E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtëpia e hoxhës mirëpret besimtarët

Shtëpia e hoxhë Faikut ndodhet në qendër të fshatit. Në një vilë e madhe e trekatëshe e me arkitekturë karakteristike hyjnë e dalin burra që përqafohen me njëri-tjetrin. Në pamje të parë mendon se hoxha paska ditur të "menaxhojë" fondet e dhëna apo ndihmat për xhaminë! Kur mëson se tetë djemtë mërgimtarë të hoxhë Faikut kanë kontribuar financiarisht për këtë ndërtesë, njëherësh të ikën mendimi i keq. "Selam alejkum", u desh të përshëndetja hoxhën e fshatit. - "Alejkum selam e mirë se ke ardhë në këtë ditë Bajrami", na e kthen ai bisedën e na fton në dhomën e madhe të katit të parë. Rreth e rreth dhomës shilte, jastëkë prej sfungjeri e filxhanë kafeje me simbolin e gjysmëhënës turke. Miqtë besimtarë të hoxhës, sipas zakonit, hyjnë e dalin në shtëpinë e njeriut të Perëndisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›