"Stadi ekonomik i Shqipërisë pengon shtrirjen e krizës"
Kryeministri Berisha ka rrëzuar çdo skenar të mundshëm që flet për rënie ekonomike të vendit edhe pse një pjesë e vendeve të zhvilluara po hasin vështirë nga kriza financiare. I gjendur në Davos të Zvicrës për Forumin Ekonomik që zhvillohet në çdo fillimviti, kreu i qeverisë ka analizuar situatën ekonomike të vendit, duke garantuar se kriza nuk e prek Shqipërinë, pasi stadi i zhvillimit të saj ndryshon nga vendet e tjera. "Shqipëria vjen në Davos si një vend ende i paprekur nga kriza dhe në këtë aspekt, ofron shembullin se një ekonomi klasike, në të cilën nuk u zhvilluan tregjet e derivateve e të stërderivateve, është duke u mbajtur shumë mirë". Duke folur për situatën, kreu i qeverisë shtoi se, sistemi bankar i Shqipërisë funksionoi mbi bazën e rregullave klasike, pra kredi jo më shumë se 50-70 për qind të depozitave, në kohën kur të tjerët i kanë lejuar vetes të japin 3-4 për qind më shumë sesa kanë depozita. Nga ana tjetër, në Shqipëri nuk u zhvillua tregu i derivateve. "Pra Shqipëria, ndonëse një vend i hapur, po përfiton edhe nga stadi në të cilën ndodhet ekonomia e saj", tha Berisha. Kryeministri ka pranuar disi se kriza mund të prekë sektorë të ndryshëm siç janë eksportet ose të ardhurat nga emigrantët. Megjithatë, vijon Berisha, në tërësi ekonomia shqiptare nuk do të përjetojë krizën e ekonomive të mëdha, sepse ka edhe ajo avantazhet e veta.
Forumi i Davosit është forumi botëror, i cili mbledh politikanë dhe biznesmenë në një mënyrë të balancuar.
Berisha shtoi gjithashtu se duhen ndërmarrë rregulla të reja për të penguar krizën ekonomike. "Rregullat kërkojnë një respektim rigoroz, ose duhet të shkruhen rregulla të reja për tregjet financiare. Pasojat nga kjo krizë financiare, siç u shprehën pjesëmarrësit, kanë humbur 40 për qind të pasurisë botërore", tha Kryeministri.