E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opozita: Topi, palë me Partinë Demokratike

Autori i Lajmit: Red.

Partia Socialiste ka shfaqur shqetësim se acarimi i klimës politike në vend, nuk po pengon vetëm reformën në drejtësi, por edhe reformën zgjedhore. Bashkëkryetari socialist i këtij komisioni, Kastriot Islami, identifikoi tre shkaqe që rrezikojnë kryerjen e reformës elektorale, duke përfshirë këtu jo vetëm mazhorancën, por edhe presidentin. “PS i bën thirrje PD-së të largohet nga axhenda e tensionimit të situatës politike, për t iu rikthyer bashkëpunimit konsensual për të punuar paketat e reformave integruese, si ajo në drejtësi”- është shprehur Islami. Ndërkohë në njeë aktivitet partiak në Librazhd, edhe Lëvizja Socialiste për Integrim ka akuzuar presidentin Topi se po bashkëpunon me mazhorancen në uzurpimin e insitucioneve, veçanërisht në goditjen e prokurorit të përgjithshëm. “Ne kemi një pushtet që është bërë gjithnjë e më shumë blu. Që të tre krerët e institucioneve kryesore po bashkohen të godasin institucionin e vetëm që nuk është akoma blu, Prokurorin e Përgjithshëm. Duan t a godasin se kohet e fundit ka hapur disa procese kundër korrupsionit në ngarkim të pushtetit të sotëm”, është shprehur nënkryetari i LSI-së, Pëllumb Xhufi.
Ky lajm është publikuar: 29/10/2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›