E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet Arjan Malaj, akuzohet per trafik

Tirane - Interpol Tirana ka ekstraduar dje nga Roma, 26 vjecarin Arjan Malaj. Malaj ishte shpallur ne kerkim nderkombetar pasi Gjykata e Larte e ka denuar ate me 17 vjet heqje lirie per vepren penale te "trafikut te femrave me qellim prostitucioni". Malaj, ne bashkepunim me shtetasit Ervin Basha, Eduart Ademi, Florenc Malaj, Klodian Gupi, Martin Zhuka dhe Dritan Zhuka, ne vitin 2002 kane trafikuar per ne shtetin Italian me qellim prostituimi shtetasen Vinjola T., e cila ne ate kohe ka qene 15 vjece. Ngjarja per te cilen eshte denuar nga Gjykata e larte dhe ekstraduar dje Malaj ka ndodhur ne vitin 2002 ne qytetin Lushnjes. Sipas vendimit te dhene nga Kolegji penal ka rezultuar se demtuara Vinjola T. aktualisht 21 vjece ka pasur lidhje dashurie me Ervin Bashen nga fshati Tunje i rrethit Gramsh, lidhje per te cilen prinderit e saj nuk ishin dakord. Vajza se bashku Bashen, pas qershorit te vitit 2002, jane larguar ne drejtim te Rimini te Italise. Pas nje jave qendrimi aty, Basha e ka detyruar ate te ushtroje prostitucion deri ne muajin gusht, kur eshte kapur nga policia italiane dhe eshte kthyer ne qytetin e Durresit ku eshte pritur nga prinderit e saj, te cileve nuk ju ka treguar cfare kishte bere ne Itali. Ne tetor te vitit 2002, me preteksin se do te shkonin ne Lushnje, ai e ka cuar te demtuaren ne Berat, ne banesen e babait te shokut te tij, Martin Zhuka. Me Martinin ai kishte biseduar me pare qe nepermjet nje personi tjeter te nxirrte nje pale dokumente per te shkuar ne Itali me te demtuaren, e si shperblim do t'i gjente nje vajze atij personit qe ta merrte prostitute ne Itali. Me pas, Ervini eshte takuar me Dritan Zhuka (vellai i Martinit) dhe Eduart Ademi nga Lushnja, me te cilet kane bere te mundur komunikimin me nje person te quajtur Tani nga Berati. Te nesermen Klodian Gupi, e ka prezantuar Tanin me Ervin Basha dhe e ka sqaruar se donin te shisnin 15 vjecaren. Pas ketij komunikimi Klodiani eshte larguar, ndersa Basha, Zhuka dhe Ademi jane kthyer ne banesen e ketij te fundit, ku kane fjetur se bashku me vajzen. Me date 23 tetor 2002, Basha ka qendruar se bashku me te demtuaren ne banesen e Eduart Ademi, ndersa ky i fundit se bashku me Dritan Zhuka kane shkuar te takohen me Klodian Gupi, Arjan Malaj dhe Florenc Malaj (vellezer) me te cilet kane biseduar dhe rene dakord per "shitjen" e Vinjola T., kundrejt cmimit 300000 leke. Me pas keta, se bashku me Ervin dhe te demtuaren Vinjola, me makinat e Florenc Malaj dhe Klodian Gupi, shkuan ne Krutje kane hyre ne lokal per te ngrene dreke, ndersa te demtuaren e kane lene ne makine. Aty ne lokal, meqenese Ervin nuk ka rene dakord me shumen prej 2000 Euro te afruar nga i Arjan Malaj, ka derguar vellane e tij Florenc per t'i kthyer ne leke. Klodiani dhe Arjani sipas arsyetimit te vendimit te dhene nga kolegji penal i Gjykates se Larte, kane dale nga lokali dhe me automjetin ku ishte e demtuara, shkuan ne Lushnje, ku e kane strehuar vajzen ne nje pallat ne katin e peste. Te nesermen Klodiani, Arjani dhe Florenci e kane derguar ate ne nje banese tjeter dhe gjate rruges i ekstraduari Arjan e ka vene ne dijeni se do ta dergonte te punonte prostitute ne Itali. Vajza e cila ka rritur te largohet nga banesa nepermjet tubit te shkarkimit te ujit eshte paraqitur ne polici ku edhe ka depozituar kallezimin. Redinalda Caushaj

6 vjet me pare ka ndodhur ngjarja per te cilen eshte ekstraduar dje Arjan Malaj. Sipas denimit te dhene nga Kolegji Penal i Gjykates se Larte me 20 mars te vitit 2006 i ekstraduari do te trafikonte per qellim prostitucioni 15 vjecaren Vinjola T.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›