Stalini, kundër atentateve ndaj Hitlerit
Deklarata
Lideri sovjetik nuk donte paqe
Stalini ndaloi dy tentativa për vrasjen e Adolf Hitlerit gjatë Luftës së Dytë Botërore për shkak se kishte frikë se moszëvendësimi i tij me një tjetër lider do të çonte në arritjen e paqes me aleatët perëndimorë. Këtë deklaratë e bëri në një konferencë historike një gjeneral i lartë rus. Rusët kishin bërë plane të hollësishme për ta hequr qafe Hitlerin, por Stalini befas i anuloi ato në vitin 1943. Hitleri e vrau veten në vitin 1945, ndërsa forcat sovjetike shkuan në Berlin, duke i dhënë kështu fund luftës. Ky detaj i bërë publik nga gjenerali do të dalë shumë më i sqaruar në një libër të hollësishëm që pritet të botohet së fundi në Rusi.
#