E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stallone pro dhunës në “The Expendables”

Hollivud, 10 gusht  - Sylvester Stallone ka mbështetur dhunën e përdorur në filmin më të ri aksioni “The Expendables”, duke këmbëngulur se ai ka ‘vrarë’ vetëm ata që e kanë merituar dënimin.

Ishte vetë Stallone që pak kohë më parë kishte kundërshtuar dhunën e tepruar nëpër filmat hollywoodiane, por filmi “The Expendables” përmban një seri të skenave të përgjakshme. Megjithatë, Stallone thotë se dhuna është përdorur vetëm ndaj karaktereve të cilat i keqtrajtonin të tjerët.

“E vetmja gjë në filmat e mi…unë vras njerëzit të cilët duhet të vriten. Më lejoni ta bëj këtë, ata që e meritojnë, do ta marrin dënimin dhe do ta marrin atë mirë, sidomos nëse shkojnë pas femrave, e dini çfarë dua të them? Vërtet do ta marrin dënimin…”, u shpreh Stallone.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›