E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet ne breg kufoma e nje mashkulli 35-vjecar

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes pse nje 35-vjecar ka perfunduar i mbytur ne det edhe pse nuk ka pasur ne trup asnje shenje dhune. Policia e Durresit njoftoi dje se kufoma e nje mashkulli eshte gjetur pasditen e djeshme ne sektorin Iliria ne Durres. Trupi ende i paidentifikuar u gjet nga kalimtare te rastit te cilet njoftuan menjehere uniformat blu te qytetit bregdetar. Uniformat blu kane mberritur ne vendngjarje nga ku bene te ditur se viktima dyshohet te jete mbytur ne det pasi nuk ka shenja dhune ne trup. Sipas policise behet fjale per nje 35-vjecar rreth 1.75 m i gjate me nje shenje operacioni ne kraharorin e tij. Trupi eshte gjetur rreth 10 metra larg ujit ndersa deri tani sipas policise pista kryesore e hetimit eshte ajo e mbytjes se 35-vjecarit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›