Standardet dhe kodi me standarde vendosën që në 28 qershor 2009 dhe vazhdim, të bëjnë një vrimë në ujë!!!
Nga Besi BEKTESHI
Çfarë rëndësie mund të kishte nëse e majta do të ketë një më pak apo e djathta një më shumë apo edhe e kundërta? Çfarë stabiliteti qeverisës do të kishte një qeveri me 71 mandate dhe një parlament që është i ndarë kaq shumë me thikë në kufirin e rrëzimit të çdo gjëje ligjore dhe që ka nevojë për mandate?!! Çfarë kuptimi ka tashmë mbas krijimit të një monstre qeverisëse tip android me kod që jep një qeverisje të dobët, aspak të sigurtë dhe aspak të dallueshme në forcën që duhet të ketë një maxhonacë qeverisëse? Çfarë arritën në fund të fundit, marrëveshjet aspak demokratike, jo se deshën të eliminojnë partitë furgonë, por që prodhuan modele të sajuara dhe të studiuara matematikisht nga Kastriot Islami dhe nga ndonjë tjetër koleg i tij në PD? Si ka mundësi që modelet të sajohen me anën e mekanizmave matematikë në një proces që është në shumicën e rastit, logjik dhe shpirtëror? Këto si dhe qindra pyetje të tjera janë që të bëjnë të dyshosh se ka qenë një skenar për të shkuar kështu trendyt të përfundimit të zgjedhjeve. Në këtë gazetë është komentuar dhe analizuar që përpara tre muajve edhe mundësia e mospasjes së numrave për qeverisje, mospasjes së maxhorancës së sigurtë të asnjërës, dhe të mundësisë të bërjes së një pakti qeverisës midis ngjyrave blu dhe kuq. Padyshim se pritej një mundësi më e mirë mandatesh nga LSI-ja, por në fakt edhe kodi nuk është se lejonte që të vegjlit të prosperonin kollaj apo edhe të mëdhenjtë të lejonin një gjë të tillë. Pra kemi një kod të tillë zgjedhor që prodhoi një largim të të vegjëlve, por prodhoi gjithashtu edhe një qeverisje të një lehtësie të tillë rrëzimi apo destabiliteti sa që....???!! Bashkëpunimet e qarta të një mënyre aspak demokratike për kode dhe modele, kanë sjellë që qeverisja të jetë një teatër i dobët i punës për të qeverisur të sigurtë dhe për të prodhuar stabilitet. Vetëm për të mbajtur pushtete dhe vetëm për të qenë në afërsi të tij është prodhuar modeli më i dobët i koklavitur dhe më i pafytyrë i mënyrës për të qeverisur!!!? Kjo është edhe një nga pafytyrësitë e demokracisë në Shqipëri. E për fat të keq, ka qenë sponsorizuar edhe nga të huajt. Nuk dua të mbroj parti fantazma që si PS-ja dhe PD-ja kanë mbajtur dhe rritur në gjirin e tyre. Nuk dua të mbroj monstra individësh politikë, që kanë përfituar mbi votat e shqiptarëve, duke bërë zullume nga më të mëdhatë..!! Aspak, dhe me vjen mirë që disa syresh nuk janë. Më vjen keq që disa syresh, sërish në të gjitha listat me lejen e partive të mëdha kanë arritur të shpëtojnë. Por të bëhet një pakt i tillë modeli qeverisës midis të ashtuquajturit konservator zotit Berisha dhe lideri modern i së majtës Rama, ky është edhe momenti për të pasur frikë, sepse të krijon bindjen se nuk duan qeverisje serioze të këtij vendi të shkretë. Për më tepër kur është bërë edhe fushata më e shtrenjtë elektorale, me ngjyra dhe flamuj apo postera dhe këngë e valle me Berishën afër Çiljetës... Berisha konservator sipas perëndimorëve afër Çiljetës... dhe Rama duke kërcyer në podium..!!? Ky është standardi i vetëm Europian që kemi në këtë fushatë, sepse pastaj po të njëjtën gjë kemi bërë. Kemi komisionerë që shiten dhe urdhërohen, kuti që kanë 300 vota të një ngjyre, pengesa në numërim, dhe gënjeshtra në ajër në të gjitha drejtimet. Sepse vazhdojmë të gënjejmë dhe sa më shumë përsoset modeli i kontrollit, aq më shumë përsosen edhe hajdutëritë e vogla, që nuk është se nuk shikohen dhe dallohen, por që vazhdojnë të kryhen, sepse ka urdhër partie...po, ka urdhër të tillë. Kemi arritur standarde në premtime të mëdha dhe fantazmagorike nga PD-ja dhe prerje shiritash të shumtë apo përdorim të gjithanshëm të administratës...e ky është rezultati baraz me Ramën?? Apo një mandat më shumë, që i gëzohet si një fëmijë i edukuar me stilolapsa Bregu?? Si nuk mjaftuan të gjitha investimet dhe arritjet me NATO dhe BE, apo me ndërtime dhe anti korrupsion të qeverisjes Berisha, për të pasur katër, pesë apo dhjetë mandate më shumë për të qeverisur?? Jo... se njerëzit menduan se me që ka gatuar këtë çorbë me Ramën le të jetë afër tij më mirë. Nga ana tjetër edhe Ramës nuk i mjaftuan as gafat me Gërdec dhe Fazlliç dhe as me korrupsion dhe as me familjen kryeministrore për të pasur një mandat më të madh se Berisha. Nuk mjaftuan dhe përballja vetëm për vetëm, edhe në fokus të një LSI-je e cila u konsiderua aut..!! Për çfarë duhet të krenohet PS-ja dhe lideri Rama, për prishjen përfundimtare e solidaritetit socialist që edhe në këtë radhë, megjithëse është në shumicë përsëri do të jetë pakicë?? Çfarë krenarie mund të ketë një qytetar shqiptar që shikon se do të kemi dy forca politike që ndahen nga një apo dy mandate, dhe që do të blejnë e shesin të njëra tjetra duke thyer në mënyrë brutale çdo njerzillek si moral dhe politik në parlament?? Ky ishte edhe standardi i këtyre zgjedhjeve....??? Kanë bërë një vrimë në ujë të dy palët polike në Shqipëri, dhe është fat i keq i atyre njerëzve që kanë aq mënd në kokë dhe e kuptojnë se me të tillë xhahilë që kemi mbi krye gjithmonë do të jemi larg qytetërimit dhe pranë Afrikës dhe Azisë së largët dhe të harruar...!!! Dukej në fytyrë zoti Berisha se sa i lumtur ishte, kur po deklaronte gëzimin e tij për standardet e fituara..?!! Dukej se sai qetë ishte edhe për faktin se ai mund të bënte 71 vota dhe Rama 70 ??!!! Tanimë kemi 18 vite dhe patjetër kemi kuptuar edhe çehren e njeriut që pushtetin e do të gjithin. Pastaj certifikimi i zgjedhjeve më tepër po bëhet nga vetë mediat dhe ovacioneve të liderëve tonë dhe jo nga të huajt. As nga OSBE-ja as nga ODHIR-i e as nga DASH dha as nga BE dhe KE. Nuk tha askush se keni plotësuar standardet tona. Nuk tha, e nuk është nevojë të gënjejë askush, sepse janë shumë njerëz që kanë internet dhe shikojnë apo dëgjojnë deklarata edhe në gjuhë të huaj. Ka shumë, dhe jo vetëm në selitë dhe zyrat prej nga dalin monstruozitetet e partive të lexuara nga mendje dhe fundshkurtërat zëdhënëse të partive.
Me të vërtetë që në këto zgjedhje populli doli të votojë i qetë dhe me dëshirë. Po dhe ai gjithmonë ka dalë kështu, por ama për tia numëruar votat dhe vonuar procesin apo edhe manipuluar drejtimin e votës kanë qenë partitë e bukura dhe të mëdha shqiptare që nuk arrijnë të bëjnë një herë të vetme një proces elektoral prej fillimi deri në fund normal dhe brenda njerëzores. E këtë nuk kanë nevojë ta thonë të huajt, sepse shohim nga afër vetë të gjithë. Kësaj radhe mendjet antidemokratike kanë shpikur edhe një model që sjell pasiguri qeverisëse. Po e shpikën edhe këtë.
Last Updated on Thursday, 02 July 2009 15:18