Standardet e zgjedhjeve Arvizu Bashkepunim pozite-opozite
Ambasadori amerikan Aleksander Arvizu i ben thirrje politikes shqiptare per te bashkepunuar ne emer te zgjedhjeve me standarde. Kjo thirrje duket se drejtohet me shume per opoziten e cila deri tani nuk ka marre pjese ne asnje proces parapergatitor per garen e 8 majit. Pas vizites ne uzinen e demontimit te armeve ne Mjekes te Elbasanit ku ndodhej bashke me kreun e Prezences se OSBE-se ne Tirane Eugen Wollfarth ambasadori amerikan shprehu bindjen se zgjedhjet lokale te 8 majit do te jene me te mira se zgjedhjet e shkuara parlamentare te 28 qershorit 2009. Ambasadori Arvizu gjate prononcimit per mediat u beri thirrje partive politike qe tu japin mundesi shqiptareve te shkojne ne zgjedhje. Zgjedhjet lokale jane shume te rendesishme per Shqiperine. Populli meriton te zhvilloje zgjedhjet andaj duhet bashkepunim per te arritur standardet - theksoi Arvizu. Ne kete vizite merrte pjese edhe ambasadorja e Gjermanise ne Tirane Karola Holtkemper e cila nenvizoi se zgjedhjet e 8 Majit jane nje test i rendesishem per integrimin e Shqiperise ne familjen evropiane.