E Martë, 3 Nëntor 2026

Stanet e Kukësit/ 91-vjeçari: Më mirë 15 ditë në Bjeshkë, sesa në plazh

Xhafer Gjana na pret plot bujari në stanin e tij, që këtë vit ka dalë thuajse i pari ndër stanet e tjera.

Ai i ka kapërcyer të nëntëdhjetat, por nuk i ndahet Bjeshkës së Kukësit. Stanin thotë se e ka trashëguar brez pas brezi.

“Është stan i vjetër. Ka mbi 300 vjet kohë, por djemtë e kanë ndrequr,” shprehet burri 91-vjeçar.

Në këtë vend ndodhen edhe muret e dikurshme të stanit të përshtatur për mishin që vinte në Bjeshkë.

Të shumtën e kohës në stan ai rri vetëm me bashkëshorten e tij, Mihanen. Ndërsa ajo merret me punët e shtëpisë në stan, Xhaferi kujdeset për bahçen e stanit.

“Kam mbjellë nja 200 metra patate, qepë, kallomboqin për lopët,” thotë Xhaferi.

I moshuari nga Kukësi thotë se ai nuk do i ndahej kurrë Bjeshkës.

“Bjeshka është e nevojshme. Më mirë me ardhë 15 ditë në Bjeshkë, sesa në plazh,” thotë Xhaferi.

Tani duket se interesi për Bjeshkën e stanet ka rënë.

Në fakt, jo vetëm në këto stane, por në përgjithësi numri i krerëve dhe i tufave në blegtori po pakësohet çdo ditë, paralelisht edhe stanet e banorëve që dikur popullonin këto bjeshkë.

Gazetare: Megi Mëhilli

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›