Star Wars kthehet në 3D

“Star Wars: Episode I - The Phantom Menace” (Lufta e Yjeve: Episodi i Parë - Kërcënimi Fantomik) quhet projekti i ri i Lucas, që në kinema do të vije më 1- shkurt 2012. Sipas Lucas, është bërë “një konvertim pedant, me një respektim maksimal të materialit burimor, duke e ruajtur anën teknologjike dhe synimet artistike”.
Ndërkohë që këtyre ditëve është publikuar edhe tralieri i parë i filmit të parë të “Luftës së Yjeve”. Ndryshe, sipas radhitjes kronologjike, “Kërcënimi Fantomik” është pjesa e parë e trilogjisë, e cila flet për fillet e heronjve të “Luftës së Yjeve”. Gjatë intervaleve trevjeçare, kjo pjesë u pasua edhe me dy vazhdime: “Lufta e Kloneve” dhe “Hakmarrja e Sit”
Ndryshe filmi i tashëm do të shfaqet në kinema 16 vjet pas episodit të fundit të trilogjisë, dhe, nëse publiku do të jetë i interesuar, pas saj do të konvertohen në 3D edhe dy episodet e tjera të saj.