UEFA, Besa e Kavajës nën hetim për trukime

Altin Latifi, Gazeta Shqiptare
UEFA ka pranuar dje zyrtarisht nisjen e hetimeve për 26 ndeshje të kompeticioneve ndërkombëtare, që dyshohen se janë të trukuara. Drejtori i marëdhënieve me publikun në këtë institucion, Uilliam Gaillard, ka deklaruar se dyshohen për trukime ndeshje të Champions League, të Kupës UEFA, të kualifikuesve të Euro 2008 apo dhe në Intertoto. Por, në këtë listë me 26 takime, ndodhet edhe sfida mes Bezanijes dhe Besës së Kavajës, luajtur në muajin korrik në Beograd dhe që përfundoi 2-2. E përditshmja gjermane "Bild" ka qenë ajo që ka zbuluar këtë detaj që njollos rëndë futbollin shqiptar. Revista prestigjioze gjermane bën të ditur nisjen e hetimeve nga UEFA dhe në listën e ndeshjeve të dyshuara, vendos si kryesore takimin ku skuadra shqiptare arriti të merrte një barazim 2-2. Në korrik të këtij viti, kualifikimi i fituesve të Kupës së Shqipërisë në Kupën UEFA, u quajt arritja më e madhe nga skuadrat shqiptare për këtë sezon në kompeticionet europiane. Por, ndeshja dyshohet se është trukuar, pas informacioneve për shuma marramendëse të vendosura në kompani bastesh. Një lajm i tillë vjen vetëm dy ditë pasi kryeministri i vendit Sali Berisha akuzoi ekipin kombëtar se kishte përdhosur dhe shitur flamurin kuqezi. Zbulimi i "Bild" i bën akoma më të forta zërat për trukimet e ndeshjeve të bëra nga skuadrat shqiptare. Hetimi i UEFA-s Drejtuesit e UEFA-s kanë pranuar se disa ndeshje të kampionatit europian 2008 janë nën hetim për shkak se dyshohen që ato të jenë trukuar nga kompanitë e basteve. Një zyrtar i lartë i UEFA-s pranoi se 15 ndeshje janë nën hetim duke nisur që nga korriku i vitit 2005 dhe ku përfshihen takime të Champions League, të Kupës UEFA apo eleminatoreve të Euro 2008. Një pohim i tillë erdhi në momentin që zyrtarët e UEFA-s dhe trajnerët e ekipeve kombëtare ndodheshin në Lucernë për shortin e kampionatit europian. Drejtori i marëdhënieve me publikun në UEFA Uilliam Gailard tha për Reuters se "ndeshjet e dyshuara nuk janë të niveleve të larta apo ndeshje të rëndësishme të kompeticionit". Sipas tij, ka pasur dyshime gjatë gjithë vitit, por shumica e tyre janë të pabazuara në prova. "Ne megjithatë kemi për detyrë të verifikojmë cdo gjë, falë partnerëve tanë në kompanitë e basteve, që do të na informojnë për shuma të pazakonta për ndeshje të ndryshme", tha Gailard. UEFA ka marrë para 10 ditësh edhe një letër nga ministri i sporteve në Shqipëri Ylli Pango, që i ka kërkuar këtij institucioni të hetojë takimet Shqipëri-Bjellorusi dhe Rumani-Shqipëri, duke pasur dyshime të forta në trukimin e tyre. Burimi: Gazeta Shqiptare Artikulli origjnal