Canaj: “Dinamo flet në fushë jo në media”

"Ishte një ndeshje e vështirë duke parë dhe pretendimet e Besës për t'u ngjitur për më lart. Kjo ishte dhe arsyeja që ekipi ynë e kishte vlerësuar maksimalisht", - tha trajneri i Dinamos, Agim Canaj pas fitores 2-0 me Besën në Kavajë. "Pjesën e parë Besa ishte më superiore në qarkullimin e topit, por nuk arriti të na ndëshkojë pasi ekipi ynë ishte i rreshtuar shumë mirë prapa, duke e orientuar skuadrën drejt kundërsulmit. Mendoj se futja e Polozhanit dha efektet e veta dhe mendoj se në fundin e pjesës së parë ne duhet të kishim shënuar, pasi patëm një rast mjaft të pastër. Golat? Shënuam shumë shpejt dhe e kontrolluam situatën në cdo moment duke u mbyllur mjaft mirë prapa dhe dukë zënë kundërshtarin në befasi. Edhe goli i dytë erdhi si pasojë e kundërsulmit. Jemi mësuar të mos flasim nëpër televizione dhe nëpër gazeta, por në fushën e lojës. Do ecim drejt finishit duke i marrë ndeshjet një nga një. Kaluam një test shumë të fortë