E Shtunë, 31 Tetor 2026

Igli Tare, jashtë kombëtares

Igli Tare, kapiteni i kombëtares kuqezi, do të jetë jashtë për ndeshjet e rradhës me Slloveninë dhe Bullgarinë. Ky ka qenë lajmi që është bërë i ditur nga burime të sigurta pranë stafit teknik të skuadrës, që ende nuk e ka bërë zyrtar një gjë të tillë, pasi lista nuk është shpallur. Mosaktivizimi i sulmuesit shtatlartë në rradhët e Lacios dhe minutat e pakta të tij në fushën e blertë, kanë sjellë një vendim të tillë nga ana e trajnerit kroat Oto Baric. Një lajm i tillë është i pazakontë, për vetë kontributin e tij te kuqezinjtë, i cili për duhet thënë se është mjaft i madh. Ai prej një dekade ka qenë një nga pikat kryesore të sulmit me 68 ndeshje të luajtura dhe me 10 gola të shënuar. Një nga arsyet e mësuara për mospërfshirjen e tij është dhe forma mjaft e mirë e katër sulmuesve të tjerë, Kapllani, Bogdani, Salihi e Bushi. Ata jo vetëm po paraqiten shkëlqyeshëm në skuadrat e tyre, por edhe po shënojnë nga java në javë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›