E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhemal Zeqiri : Kemi pritur fitore

Kumanovë - Pas barazimit me Teteksin (1:1), skuadra e Milanos me intensitet të lartë po përgatitet për ndeshjen e radhës me Bellasicën. Stafi teknik nuk është i kënaqur me atë që u tregua në Tetovë, andaj po zhvillojnë përgatitje intensive për takimin e radhës, me qëllim që të shtunën pikët të ngelin në Kumanovë.
Ndihmëstrajneri Xhemal Zeqiri thotë se Milano nuk është e kënaqur nga
loja dhe rezultati i arritur në ndeshjen kundër Teteksit.
"Në Tetovë nuk ia arritëm qëllimit. Jemi të dëshpëruar. Kemi pritur fitore të sigurt", thotë Zeqiri. Milano të shtunën para shikuesve të vet në Kumanovë, do të ballafaqohet me Bellasicën. Në këtë ndeshje pritet të kthehet Ile Stojanov, i cili për shkak të lëndimit mungoi në ballafaqimin me Teteksin.
"Të shtunën në ndeshjen kundër Bellasicës ka mundësi që të bëjmë disa ndryshime në formacion. Nësë do të jetë i gatshëm, Ile Stojanov, do të jetë pjesë e ekipit. Bellasica s'ka cka të kërkojë në Kumanovë. Presim që të korrim fitore të sigurt", thotë ndihmëstrajneri i Milanos, Xhemal Zeqiri.
Ndryshe, skuadra e Milanos, të martën e ardhshme do të takohet me Maxharin në Shkup.
Rijad MURATI

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›