Sulmohet shqiptarja nga serbët që ruajnë barrikadat
MITROVICË- Bukurije Krasniqi, banore e Lagjes së Boshnjakëve në veri të Mitrovicës, është sulmuar sot në mëngjes nga disa serbë.
Mediat vendase bëjnë me dije se serbët të cilët kanë dhunuar shqiptaren po bënin roje tek barrikadat mbi urë, ndërkohë që 44-vjecarja po shkonte në punë.
“Isha duke shkuar si zakonisht në punë, kur një person doli nga tenda dhe më gjuajti me gurë në anën tjetër të urës ku isha unë, me ç’rast më goditi në këmbë”,-ka thënë Krasniqi, duke shtuar se ashtu e lënduar dhe e frikësuar ka filluar të vrapojë deri në pjesën jugore,- raporton RTK.
Për rastin në fjalë, ka reaguar edhe Komisioni për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Mitrovicë, duke kërkuar nga organet e sigurisë, KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës, të cilët sipas tyre janë përgjegjës për lëvizje të lirë dhe siguri të qytetarëve, që të arrestojnë të gjithë personat që ushtrojnë dhunë në veri të Kosovës.
(e.m/BalkanWeb)