E Shtunë, 31 Tetor 2026

Starton akti i dytë i Superligës



Dinamo rinis fazën e dytë si kryesuese absolute me përballjen kundër Kastriotit, ndaj të cilit fitoi 3-1 në Krujë në ndeshjen hapëse të Kampionatit të 71-të Kombëtar të futbollit.
Me nëntë fitore në 11 ndeshje (29 pikë) dhe me një diferencë +10 pikë nga vendi i dytë, Besa (19 pikë), blutë e Shkëlqim Muçës janë profilizuar se favoritët kryesorë të këtij edicioni, parë edhe problemet që kanë në shtëpitë e tyre, Tirana dhe Vllaznia, përkatësisht kampionia dhe nënkampionia e sezonit të kaluar, aktualisht -12 dhe -18 pikë nga 17-herë kampionët e Shqipërisë.
Për Dinamon do të mungojë sulmuesi Fatjon Sefa (i pezulluar), autor i dy golave në ndeshjen e fundit të të bluve të fituar 3-2 kundër Apolonisë. Kastrioti (vendi i 5-të, 16 pikë) do të jetë në bankinë pa trajnerin Ramadan Ndreu të pezulluar dy javë nga Komisioni i Disiplinës, por me moralin e lartë të një ekipi që nuk humbet prej gjashtë ndeshjesh, ku spikasin fitorja 3-2 me Apoloninë në Fier dhe barazimi 1-1 me Tiranën në kryeqytet.
Në transfertë, krutanët kanë koleionuar 1 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje. Për Kastriotin do të mungojë Fejzo Shenaj (i dëmtuar).

Shkumbini – Gramozi
Shkumbini (vendi i 7-të) do të përballet në Peqin me Gramozin e vendit të fundit (10 pikë), duke pasur si objektiv vetëm tri pikët në shtëpi (4 fitore në 5 ndeshje). Peqinasit fituan 1-0 me Skënderbeun në ndeshjen e fundi të fazës së parë, falë një goli të Erjon Mustafajt, autor i katër golave këtë sezon, po aq sa kapiteni Roland Dervishi. Gramozi mbërrin në Peqin pas humbjes 1-0 në kampionat me Vllazinë dhe fitores 1-0 me Flamurtarin në Kupën e Shqipërisë. Në përballjen e fazës së parë, dy skuadrat nuk shkuan më shumë se barazimi pa gola, por në të dyja bankinat qëndronin respektivisht Ilir Qirjako (Gramozi) dhe Gugash Magani (Shkumbini), ndërkohë që në takimin e fazës së dytë në janë dy trajnerë të tjerë: Agim Canaj (Gramozi) dhe Kristaq Mile (Shkumbini). Si Shkumbini ashtu dhe Gramozi kanë pësuar nga 5 humbje në 11 javët e para.

Laçi - Skënderbeu
Në takimin e fazës së parë, Skënderbeu fitoi 4-3 me Laçin një ndeshje thriller, por në përballjen e tyre të dytë sezonale, në përfundim të fazës së parë, laçjanët e durrsakut Stavri Nica kanë një pikë më shumë se korçarët e vlonjatit Gerti Haxhiu: 12-11.
Transfertat janë një mallkim i vërtetë për Skënderbeun, pasi në pesë ndeshje kanë pësuar po aq humbje, ndërkohë që Laçi në shtëpi ka grumbulluar 11 pikë nga 12 që ka marrë në 11 ndeshje. Fitorja 1-0 me Tiranën, kampionen në fuqi, krijoi entuziazëm të lartë në shtëpinë “juventine” shqiptare, ndërkohë që humbja 1-0 e Skënderbeut në Peqin, ka krijuar një situatë alarmi te “ujqërit e deborës”. Laçi ka fituar me Tiranën (1-0) dhe Vllazninë (3-1), përkatësisht kampione dhe nënkampione e sezonit të kaluar, por ka humbur me dy kryesuesit aktualë të Superligës, 1-0 me Dinamon dhe po 1-0 me Besën.

FAKTE TË SHPEJTA

* Dinamo ka sulmin më të mirë në kampionat: 21 gola, të realizuar nga 8 futbollistë të ndryshëm.

* Kastrioti në 11 javë ka shënuar 11 gola, por ka pësuar po kaq të tillë. Gjashtë futbollistë janë autorë të golave të krutanëve.

* Elis Bakaj dhe Fatjon Sefa kanë shënuar secili nga gjashtë gola, duke kryesuar listën e golashënuesve të Superligës.

* Oriand Abazaj, me 4 gola është shënuesi më i mirë i Kastriotit. Nga 4 gola kanë shënuar 8 lojtarë në Superligë.

NDESHJA E FUNDIT

DINAMO
Dinamo-Apolonia 3-1

KASTRIOTI
Kastrioti-Flamurtari 1-1

Takimi direkt
Kastrioti-Dinamo 1-3

KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 12

28.11.2009
14:00 Dinamo-Kastrioti
14:00 Laçi-Skënderbeu
14:00 Shkumbini-Gramozi

29.11.2009
13:00 Vllaznia-Besa
14:00 Teuta-Apolonia

30.11.2009
13:00 Flamurtari-Tirana

RENDITJA

RENDITJA
1. Dinamo 11 29
2. Besa 11 19
3. Apolonia 11 17
4. Tirana 11 17
5. Teuta 11 16
6. Kastrioti 11 16
7. Shkumbini 11 14
8. Laçi 11 12
9. Skënderbeu 11 11
10. Vllaznia 11 11
11. Gramozi 11 10
12. Flamurtari 11 10

28 Nentor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›