Hiri vullkanik, anulohen premierat franceze në Metropol
Anulohen për shkak të pamundësisë së fluturimeve me avion nga Franca në Tiranë prej resë vullkanike të Islandës, dy shfaqje premierë në Teatrin e Metropolit nga kompania franceze "Teatri i Momentit " ne bashkëpunim me Ambasadën Franceze në Tiranë për datat 21 dhe 22 prill 2010. Dy performacat e veçanta për publikun kryeqytetas ishin planifikuar ditën e mërkurë në Arenën e Cirkut të Metropolit ora 17.00 shfaqja "Tregtari dhe Gjeniu"dhe ditën e Enjte, ora 20.00 ne sallen çehov te Teatrit te Metropolit pritej pjesa "Audienca" e Vaclev Havel.