çelet ekspozita "Na ishte njëherë Tirana"
Piktori, regjisori, dhe skulptori i njohur Stefan Taçi ka prezantuar sot në ambientet e Art Galeri Kledio, në Tiranë, ekpozitën e pikturës "Na ishte njëherë Tirana". Kjo ekspozitë përmban një seri pikturash të cilat pasqyrojnë qytetin e Tiranës, që nga viti 1973, me fëmijërinë e autorit, dhe deri në ditët e sotme. Rrugët dhe rrugicat e Tiranës, si dhe përjetimet e autorit kanë zënë vend në kuadratin e këtyre pikturave, të cilat janë të disa llojeve, si me bojë tushi, akuarel etj. Autori i saj Stefan Taçi ka nëj të shkuar tepër të pasur në këtë fushë, por jo vetëm. Sipas tij Tirana ka një bukuri të tillë që është gjëja më e pakët ta fokusosh në një pikturë të përmasave të vogla.
Kjo është një nga ekspozitat e shumta të këtij piktori me famë, i cili përveç shumë çmimeve në vendin tonë dhe në evenimente ndërkombëtare, në vitin 2002 ka marrë medaljen "Naim Frashëri", i argjendtë nga presindeti i asaj kohe Alfred Moisiu.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur në këtë galeri edhe për disa ditë, për dashamirësit e publikut.