Bogdani, Udineze i ofron 4 vjet kontratë dhe 500 mijë euro në vit

Ende asgjë e rë në lidhje me tratativat midis Udinezes dhe Erjon Bogdanit, por gjithmonë e më shumë po krijohet përshtypja se në fudn të dyja palët do të gjejnë akordin e duhur.
Problemi më i madh ku dhe kanë ngecur punët është kërkesa e sulmuesit shqiptar që kërkon firmosjen e një kontrate tre vjecare me klubin italian të Serisë A, ndërkohe që bardhezinjte e Udinezes kërkojnë që golashënuesi i 11 golave me Sienën të firmosë një kontratë katër vjecare.
Sigurisht, shkruan shtypi italian, që Bogdani bën dhe lojën e tij për të rritur shifrën e pagesës që duhet të përfitojë nga klubi i Udinezes. Për momentin Udineze paraqitet për shqiptarin si destinacioni më i mirë i mundshëm në Itali, kur dhe ofertat nga klubet e mëdha italiane.
Klubi bardhezi është i gatshëm të ofrojë për lojtarin një pagesë edhe me të madhe se 400 mijë euro që Bogdani merrte te Siena gjatë një viti.
Udineze ndërkohë është duke mbyllur tratativat për blerjen e një mësfushori të majtë, Agostino Garofano, 22 vjec.