E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trajneri i Dinamos, Sejdini flet pas humbjes 1-0 me CSKA-në

Sejdini: "Ekipi është kolektiv dhe nuk kam arsye të ngarkoj me përgjegjësi vetëm një lojtar. Gudjabi duke qenë një sulmues i mirëfilltë duhet të kishte realizuar rastet që iu krijuan. Megjithatë nuk dua ta konsideroj atë si shkaktarin e humbjes dhe nuk dua të fajësoj vetëm atë. Përsa i takon ndeshjes dëshiroj të them se kishim përballë një kundërshtar shumë të fortë, gjeti shumë terren përpara vetes të krijuar shpeshherë nga ne. Vendosëm që t'o lëshonim hapësirë për t'i kapur ata në kundrasulm, që funksionoi mirë në disa raste. Po ta shohësh lojën në përgjithësi, dua të them se me mmënyrën që ajo u zhvillua barazimi do të ishte më i drejti. Kështu e futbolli. Mungesat në stol? Keni shumë të drejtë. Në stol kishte dhe lojtarë që vishnin për herë të parë bluzën e Dinamos dhe kurrsesi nuk duhet të ndermerja aventurën e futjes në lojë të tyre, pasi dhe ndeshja ishte me përgjegjësi të madhe. Shanset për kualifikim? Natyrisht që i mendoj, pasi janë dhe 90 minuta të tjera. Asnjëherë nuk mendoj se jemi dorëzuar, ashtu si dikush ishte shprehur më parë se CSKA-ja do të shënonte më shumë se një gol. Pas dy javësh në Sofie do të shkojmë me qëllimin e vetëm kualifikimin për në turin tjerër. Kuptohet që është e vështirë, por jo e pamundur".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›