E Shtunë, 31 Tetor 2026

Statistika/ Golashënuesit më të mirë të Kombëtares

Golashënuesi më i mirë historik me fanelën kuqezi është Alban Bushi me 14 gola në 59 ndeshje. Pas tij renditet një tjetër sulmues shtatshkurtër, por me përvojë të madhe në kampionatet e huaja, Alin Raklli me 11 gola në 63 takime. Rendimentin më të mirë në treguesin gol/ ndeshje e ka sulmuesi i shquar Sokol Kushta, me 10 gola në 31 ndeshje ose 0.32 gola për ndeshje, kur këtë tregues Bushi e ka 0.23 gola për ndeshje dhe Rraklli 0.17 gola për ndeshje. Igli Tare është autori i 9 golave në 63 ndeshje të zhvilluara (0.14 gola/ndeshje) dhe pas tij i pesti vjen cuditërisht mbrojtësi Adrian Aliaj me 8 gola në 25 ndeshje (0.32 gola për ndeshje, po aq sa Sokol Kushta). Erjon Bogdani është në kuotën e 7 golave në 29 ndeshje (0.24 gola për ndeshje), me një rendiment më të mirë shënimi se Tare dhe Rraklli. Në kuotën e 6 golave ndodhen tre futbollistë, përfshirë këtu edhe një nga legjendat më të mëdha të futbollit shqiptar sic është Loro Borici (6 gola, 23 ndeshje), dhe bashkë më të janë në të njëjtën kuotë edhe Ervin Skela (6, 38) dhe Bledar Kola (6, 39). Rudi Vata dhe Ilir Përnaska me 5 golat e tyre lënë pas Panajot Panon, Qamil Telitin dhe Edvin Muratin me nga 4 gola. Nga futbollistët ende aktivë Florjan Myrtaj është autori i 3 golave, Devi Muka 2 gola, Lorik Cana 1 gol, Arjan Bellai 1 gol, Besnik Hasi 1 gol.
Përgatiti: Franc Hoxha

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›