E Diel, 1 Nëntor 2026

Hapet rruga e zgjedhjeve te parakohshme - Shperbehet parlamenti i Maqedonise

Me 79 vota pro asnje kunder dhe abstenim deputetet e parlamentit te Maqedonise pas nje debati maratone votuan shperberjen e parlamentit.

Konstatoj se Parlamenti mori vendimin per shperberjen e tij ka deklaruar Trajko Velianovski kryetar i Parlamentit te Maqedonise . Ne seancen e fundit ku u debatua per shperberjen e Parlamentit nuk kane marre pjese deputetet e opozites maqedonase SDSM. Kryeparlamentari Velianovski te premten 15.04 firmos edhe dekretin qe zgjedhjet e parakohshme parlamentare te mbahen me 5 qershor. Rregullorja zgjedhore parasheh qe zgjedhjet te mbahen ne afat prej 60 ditesh nga dita e shperndarjes se Parlamentit.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Menduh Thaci kryetar i PDSH-s

Debate te ashpra ne parlamentin maqedonas

Seanca e fundit e kesaj perberje te parlamentit te Maqedonise u karakterizua me debate te ashpra dhe akuza te ndersjella se kush ka punuar per te miren apo te keqen e Maqedonise. Partite ne pushtet u kritikuan se nuk kane realizuar asgje nga ajo qe kishin premtuar ne fillim te marrjes se mandatit. Ne zhvillimin e demokracise dosja e Maqedonise po behet gjithnje e me e keqe. Ne kohen e kesaj qeverie ne keto 3 vite kane ndodhur raprezaljet me te medha ndaj mediave dhe OJQ-ve ndersa sistemi gjyqesor dhe policor eshte keqperdorur per frikesimin dhe perndjekjen e kundeshtareve politike ka deklaruar deputeti i opozites Jovan Manasievski.

Akuza te ndersjella mes partive shqiptare ne parlamentin maqedonas

Edhe partite parlamentare shqiptare kane akuzuar njera tjetren. Sipas partise opozitare shqiptare PDSH perberja e fundit parlamentare ka varferuar shqiptaret per shkak te rolit inferior te partise shqiptare ne qeveri. BDI i mundesoi Gruevskit qe te shfrytezoje tere potencialin e tij ne perforcimin e nacionalizmit maqedonas duke fyer dhe nencmuar rende shqiptaret eshte shprehur Imer Aliu deputet i PDSH-se.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Takim i partive parlamentare maqedonase ne shkurt 2011 para vendimit per zgjedhje te parakohshme

Ermira Mehmeti Devaja deputete e BDI-se ka akuzuar opoziten shqiptare per rolin e tyre inferior dhe dashakeqes ne tre vitet e ekzistimit te kesaj perberjeje parlamentare. Ky mandat qeverises ishte ekstremisht i veshtire dhe po te mos ishte obligimi ndaj faktit qe ne fituam legjitimitetin per te qene ne qeveri nuk do te kishim marre asnjehere per detyre qe te korrigjojme te gjitha politikat e gabuara dhe destruktive qe realisht i trasheguam nga qeverisja e kaluar deklaroi Mehmeti Devaja

Perberja e fundit te parlamentit te Maqedonise ishte e shtata me radhe qe nga pavaresia e Maqedonise. Ky parlament ishte zgjedhur gjithashtu ne zgjedhje te parakohshme parlamentare ne qershor te vitit 2008 .

Autor Fatos Musliu

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›