Statistikat: Kuqezinjtë, vetëm humbje me Portugalinë

Në fakt, kuqezinjtë nuk kanë fituar asnjë nga përballjet me Portugalinë. Deri më tani, në tri ndeshje të luajtura ndërmjet përfaqësueses sonë dhe asaj luzitane, portugezët kanë fituar gjithmonë me diferencë prej dy ose më shumë golash.
Dy prej humbjeve të kuqezinjve janë regjistruar në eliminatoret e Botërorit 1998, aktivitet nga i cili kundërshtarët kanë kujtime të këqija (në fund ata nuk arritën të kualifikoheshin për në fazën finale në Francë).
Në ato përballje, Portugalia fitoi në Shqipëri me rezultatin 3-0 (gola të Figos, Kristovaos e Rui Kostës), ndërsa në ndeshjen e kthimit rezultati ishte 2-0 (shënuan Zhao Pinto e Figo).
Takimi i fundit që këto dy përfaqësuese kanë luajtur ndërmjet tyre është miqësorja e tetorit 2003, që shërbente si përgatitore për Euro 2004. Portugezët fituan 5-3 në takimin e luajtur në “Estadio do Restelo”, e cila shënoi debutimin e Rikardo Karvajos me fanellën e kombëtares.
Për portugezët në atë ndeshje kanë luajtur edhe Kristiano Ronaldo dhe Paulo Ferreira, ndërsa nga lojtarët që vazhdojnë të jenë pjesë e Shqipërisë në fushë ishin Skela, Duro, Cana e Elvin Beqiri.