Man Utd, 40 milionë për Sneijder

Manchester United nuk e ka ndërmend të dorëzohet. Pas humbjes turpëruese nga rivali lokal Manchester City me rezultat 6:1, menaxheri i ‘Djajve të Kuq’, Sir Alex Ferguson, po mendon seriozisht që gjatë verës ta përforcojë ekipin e tij.
Dhe, sipas të përditshmes britanike ‘Daily Mail’, skocezi po mendon t’i kthehet objektivit të tij të vjetër, Wesley Sneijder.
Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, kampioni aktual anglez është i gatshëm t’i shpenzojë 40 milionë euro vetëm për ta sjellë në ‘Old Trafford’ gjatë janarit mesfushorin holandez të Interit.