E Shtunë, 31 Tetor 2026

Statujë e këngëtarit legjendar John Lennon

06/05/2011  Këngëtari legjendar John Lennon është përjetësuar i derdhur në bronx duke kënaqur kështu shijet e shumë të rinjve të apasionuar pas muzikës dhe këngëve të dashurisë. Pjestari i grupit të famshëm të Bitëllsave do të qëndrojë i ulur së bashku me kitarën e tij në një nga stolat dekorativë në lulishten pranë hyrjes numër një të portit të Durrësit duke u bërë edhe prezantues i parë për turistët në këtë qytet bregdetar. Statuja është gatuar nga Qazim Kërtusha, ndërsa bashkia e ka vendosur në vendin më të vizituar të qytetit, pranë shëtitores bregdetare “Taulantia”. Kantautori dhe muzikanti anglez është figurë shumë e njohur për të gjitha moshat ndaj dhe skultori Kërtusha ka menduar ta risjellë në Durrës për të kënasqur shijet e dashamirëve të muzikës. Këngëtari i dashurisë John Lennon ka qenë njëherësh edhe aktivist i paqes duke u bashkuar me gerupet e njohura humanitare në Amerikë e Evropë. Këngëtari legjendar John Lennon është njëkohësisht simbol lirie dhe paqeje për të gjithë brezat përmes mesazheve për paqë e qetësi që ka përcjellë gjithandej në Botë. Vetëm në Amerikë janë shitur 14 milion dosqe me këngët solo të John Lennon duke e bërë këngatërin ndër më të admiruar në këtë kontinent.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›